Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha dekonspiroi operacionin e 4 shteteve për çështjen e 'Toyota Yaris'

Berisha: Basha dekonspiroi operacionin e 4 shteteve për

Ish kryeministri Sali Berisha ka lëshuar të tjera akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Nga takimi me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia, Berisha tha se Basha dekonspiroi operacionin e katër shteteve për çështjen e 'Toyota Yaris', por shtoi se belgët do t'i shkojnë deri në fund hetimit.

"Revolucioni ynë është në provë të madhe sepse kundër tij për të ndaluar dallgën e tij, narko shteti ka mobilizuar të gjitha potencialet e tij, por si asnjëherë në 30 vite, ne na doli ish-kreu i partisë kallp, na doli siç i thotë populli arrë me vrimë, e prishur.

Edi Rama e mori peng me dosje ku ishte kryekëput i inkriminuar. Secili prej jush nëse del në Tv dhe dekonpsiron një operacion policor kryen një vepër penale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i 4 shteteve. Sa mori sa nuk mori nuk e di, por di atë që akuzën që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ia mbylli Edi Rama.

Por akuzën e Belgjikës nuk ia mbyll dot e Edi Rama dhe ata do t'i shkojnë deri në fund këtij problemi", tha Berisha.

Të fundit