Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha pas kompanive të basteve me emrin e të shoqes, Baton Haxhiu e ndihmoi

Berisha: Basha pas kompanive të basteve me emrin e të shoqes, Baton

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur të tjera akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Nga Lezha, Berisha tha se Basha qëndron pas kompanive të basteve dhe se analisti Baton Haxhiu, i njohur si njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama, e ka ndihmuar kur u ndaluan bastet

“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Ballkani i Hapur është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit nga Tirana në Prishtinë se si përfaqësojnë.

Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës.

Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin.

Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes.

Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?” tha Berisha.

 

Të fundit