Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Bashës: Po mbledh firma për 18 dhjetorin, ofron poste drejtorësh e zv.ministrash në kabinetin e Ramës

Berisha-Bashës: Po mbledh firma për 18 dhjetorin, ofron poste

Ish lideri demokrat, Sali Berisha ka hedhur të tjera akuza ndaj kreut të PD, Lulzi, Basha nga ‘foltorja’ e Tropojës ku është ndalur këtë të mërkurë.

Sipas Berishës, Basha po mbledh firma për kuvendin e 18 dhjetorit duke ofruar poste drejtorësh, zv.ministra në kabinetin e Ramës.  

“Dy ditët e fundit peng-kryetari me një grusht vasalësh, determenësh dhe të tjerë po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh, zëvendësministrash, në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i fundit i turpit të tyre. Le t’u themi futuni në qeveri si tradhtarë por do t’u përmbysim së bashku me ta në një kohë sa më të shkurtër.

Ne jemi në prag të një ngjarje historike të pashembullt në historinë e një vendi, rithemelimit të PD-së me firmat e anëtarëve të saj, sepse udhëheqja është marrë peng i shumëfishtë. Pa PD të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Ky është 11 dhjetori”, tha Berisha.

 

Të fundit