Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha bën deklaratën e fortë: Pas arrestimit të Thaçit qëndron trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë, si u përfshi Rama

Berisha bën deklaratën e fortë: Pas arrestimit të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për kryeministrin Edi Rama lidhur me arrestimin e Hashim Thaçit.

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati tha se pas arrestimit të ish-presidentit të Kosovës fshihet trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë, duke hedhur kështu akuza ndaj Ramës. Berisha shtoi se ishte Rama ai që e futi Thaçin në spiralen e ndarjes dhe ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe që ndikoi në arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, Rama shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Për sa i përket arrestimit të Hashim Thacit duhet tu them të vërtetën: në procesin e arrestimit të tij qëndron një trinom Kremlin- Beograd- Tiranë. Ky e mori e futi Thacin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Bakllkan, i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Ky me Ymerët dhe Klosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Rama futi udhëheqjen e politikës së Kosovës në një spirale që ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjitha të vërtetat e hetimeve dhe raportit të Dick Marty. Ky që do të bëhet tani patriot, me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën e asgjësimit të gjykatës ndërkombëtare që tregonte indirect s epo përpiqen të fshehin fajësitë që nuk ekzistonin”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit