Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Brenda 2-3 ditëve do të përcaktojmë datën e protestës së përgjithshme

Berisha: Brenda 2-3 ditëve do të përcaktojmë datën e

Kryedemokrati, Sali Berisha ka njoftuar se gjatë dy-tre ditët e fundit shqiptarët do të mësojnë se kur do të përcaktohet data e protestës së përgjithshme e organizuar nga opozita.

Gjatë një takimi me krerët e degëve të PD në rrethe, Berisha tha se krahas saj, do të ketë edhe protesta të tjera.

Berisha: Këto dy tre ditë ne do të përcaktojmë datën e protestës së përgjithshme. Por krahas saj duhet të ketë protesta të tjera. Duhet të parashikojmë të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Nuk ka të ndalur ky. Ky e konsideron Shqipërinë si një plaçkë të tij. Ky i konsideron interesat kombëtare, si interesa personale të tij dhe nuk pyet për kombëtaret.

Ky ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij të paligjshëm. Kryekëput të paligjshëm.

Të fundit