Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh dhe trafiqesh

Berisha: Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin

Berisha: 11 korriku është dita në të cilën shqiptarët protestojnë për drejtësinë. Është dita në të cilën shqiptarët marrin në dorë fatin e tyre. Ata nuk pranojnë dhe nuk do të pranojnë diktate të mafias shqiptare ndërkombëtare. 

Ata do të nxjerrin Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj mafie, të Edi Ramës, Xhorxh Sorosi, McGonigalit, Coldeas.

A e morët vesh ju miqtë e mi, që ish drejtuesi i Securitates është këshilltari kryesor i Vlora Hysenit e përjashtuar nga shërbimet në Kosovë, për lidhje të dyshimta dhe që mori detyrën duke bërë vizitën e parë në Beograd.

Coldea ka bërë zyrat e Shërbimit inteligjent, njëlloj sikur të ishin zyrat e Securiates. Coldea me Vlora Hysenin kanë shndërruar Shërbimin Informativ në një institucion krimesh, trafiqesh, që ndjekin nga mëngjesi në darkë, opozitën. Ndaj dhe 11 korriku është dita e shqiptarëve, është dita e shqiptarit që merr fatin në duart e tij.

Të fundit