Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-delegatëve: Do mbledhim Kuvendin Kombëtar për t’u ofruar shqiptarëve alternativën e fitores

Berisha-delegatëve: Do mbledhim Kuvendin Kombëtar për t’u

Ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve nga Durrësi që të mbledhin firmat e nevojshme me qëllim rimbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Sipas Berishës, Kuvendi duhet të mblidhet për një mision të ri të forcës politike dhe për tu ofruar shqiptarëve alternativën që kanë nevojë.

Të angazhohemi në një dialog me të gjithë ata që votuan për ne dhe të shpjegojmë cfarë po kërkojmë. Asgjë vetëm të dëgjohet zëri juaj.

Do ta bëjmë këtë kuvend, për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Ju duhet të zgjidhni kandidatët për kryetar bashkie, këshilltarët, deputetët sepse e kërkon maturia e demokracisë. Kurrë një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve që ju i keni votuar. Do mbledhim Kuvendin për tu ofruar shqiptarëve alternativën që kanë nevojë. sot kanë vetëm largimin në rrugët e botës për mirëqenie. Ne do ofrojmë alternativën tonë, ndaj do hartojmë platformën tonë për fitoren.

Do e nisim nga vetja jonë, duam Kuvendin që të bashkohemi me demokratët që themeluan partinë.  Ndaj ftoj delegatët e kuvendit që të firmosin për të respektuar veten e tyre për një mision të ri të forcës politike që i përkasin, të miratojnë platformat për ta bërë PD sovrane dhe të besueshme që ecën e sigurt drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Berisha.

                                                                                                                                    

 

Të fundit