Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon dhunën e policisë: Banditët me uniformë u vërsulën si bisha ndaj qytetarëve e gazetarëve

Berisha dënon dhunën e policisë: Banditët me uniformë u

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar dhunën e paprecedentë të policisë në protestën e opozitës.

Berisha tha se banditët me uniformë përdorën dhunë ndaj protestuesve dhe gazetarëve, vetëm e vetëm për t'u bërë mburojë e vjedhjeve të Belinda Ballukut.

Berisha: Banditë me uniformë, kriminelë me uniformë u vërsulën si bisha, duke menduar se mund t'i mposhtnin. Sot barbaria e policisë nuk kurseu gazetarët. Këta gazetarë dhe kameramanë u trajtuan në mënyrë armiqësore nga banditë me uniformë. U bë gjithçka që të mos përmbushnin dot detyrën e tyre, misionin e tyre. Por i përgëzoj. I përgëzoj se nuk u ndalën për asnjë moment nga detyra dhe misioni i paraqitjes së çdo akti. Këta banditë që mbrojnë kryehajdutin Edi Rama dhe Lubi Ballukun, goditën sot deputetët e opozitës, që mbrojnë ligjin dhe kushtetutën. I siguroj, i garantoj, se edhe mbrapa diellit po të shkojnë do gjinden dhe para drejtësisë do dalin.

Të fundit