Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncoi ‘aferën’ e Portit të Durrësit, Basha e sulmon

Berisha denoncoi ‘aferën’ e Portit të Durrësit, Basha

Kryedemokrati Sali Berisha ngtiti sërish sot shqetësimin se pas projektit të Portit të Durrësit qëndron një aferë në cilën ka dorë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false.

60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, deklaroi sot Berisha në një deklaratë për mediat.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai sulmon kryedemokratin Berisha.

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, shkruan Basha.

Të fundit