Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon: Kriminelët me uniformë kanë goditur deputetin Agron Gjekmarkajn

Berisha denoncon: Kriminelët me uniformë kanë goditur deputetin

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar në media se gjatë protestës së opozitës, nënkryetari i demokratëve Agron Gjekmarkaj është goditur nga policia. 

Sipas Berishës, ky është akti kriminal i porositur nga Edi Rama. 

"Tani informohem se kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj.
Ky është një akt kriminal i porositur direct nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Parlamentit dhe i shpreh atij solidaritetin e madh.
Rama është një hakmarrës i verbër i cili për pushtetin e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do t’i tregojë vendin siç e meriton. Edhe një herë, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Gjekmarkajt në mosbindje civile", u shpreh Berisha. 

Kujtojmë se Gjekmarkaj ndodhej në zonën e Pallatit me Shigjeta. Ai nuk është ndjerë mirë nga përplasja me policinë dhe është rrëzuar në tokë, ndersa protestuesit i kanë ardhur në ndohmë duke i hedhur ujë. 

Të fundit