Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon: Prokurori i dosjes së Lubisë është kërcënuar, Rama mos bëjë presione

Berisha denoncon: Prokurori i dosjes së Lubisë është

Kreu i PD Sali Berisha ka denoncuar kërcënimet e vazhdueshme që po i bëhen prokurorit të dosjes "Balluku".

Kreu i demokratëve ka akuzuar Ramën se po ushtron presion ndaj drejtësisë dhe e paralajmëroi të mos ndërmarrë asnjë veprim ndaj tyre, pasi do të përgjigjet personalisht për çdo akt.

"Ky, prokurori i dosjes së Lubisë, kërcënime të shumëfishta.Dhe i them Edi Ramës, absolutisht do përgjigjej personalisht për secilin prej tyre në qoftë se u dhunohet gjëja më e vogël atyre. Ata janë të mbrojtur nga ligji dhe mos guxo të prekësh njeri prej tyre, mos guxo të bësh presione ndaj tyre. Ka ndërmarrë veprimet më të padrejta, është ndjekur rruga ligjore siç mund të ndiqet. Këta e rrethuan menjëherë me Lali Vjedhësin, desh i rrahën gjykatësit dhe prokurorët. Dhe tani, keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë. Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit. Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë", deklaroi Berisha.

 

Të fundit