Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon skandalin me parkun high-tech në Durrës: Si e përvetësoi mafia shqiptare projektin e kompanisë

Berisha denoncon skandalin me parkun high-tech në Durrës: Si e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një “superskandal” të ri, të bërë publik më herët nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, që sipas tij lidhet me ndërtimin e një parku të ashtuquajtur high-tech në zonën e Durrësit.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha e përshkroi projektin si një “park virtual” dhe “Troplanën e Shkozetit”, duke e cilësuar një aferë që përfaqëson një nga rastet më flagrante të grabitjes së pasurive publike.

Sipas kreut të PD-së, rreth tre vite më parë kompania ndërkombëtare e teknologjisë EPAM, një nga gjigantët e industrisë high-tech me xhiro miliarda dollarë, vendosi të largohej nga Ukraina pas agresionit rus dhe zgjodhi Shqipërinë si destinacion për të zhvendosur aktivitetin e saj.

Berisha tha se kompania u tërhoq e zhgënjyer nga projekti, ndërsa tokat që sipas tij ishin parashikuar për invetim, janë shndërruar në përfitime private.

Berisha: Sot jam këtu për superskandalin e ri që denoncoi me përgjegjësi të plotë ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë  e vjedhjeve të pasurive publike. Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana.

3 vite më parë, se ka historinë e vet, një nga gjigantët e high-techut, vendosur në Ukrainë, EPAM, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vendos që të spostojë sipërmarrjen e tij të madhe në një vend tjetër dhe përzgjedh Shqipërinë.

Presidenti i kësaj kompanie, ndër më të fuqishmet në botë, me xhiro miliarda dollarë, vjen në Shqipëri dhe pritet nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, dhe Agaçi me asistenten e tij, Elira Kokona.

Ai paraqet projektin e tij, dëshirën dhe vendimin e kompanisë që të gjithë sipërmarrjen e tij të madhe në Ukrainë ta spostojë në Shqipëri, por për këtë qëllim kërkon krijimin e një zone, siç e kishte në Ukrainë, me kushte të favorshme. E vërteta është se kjo iu premtua, se Ramaduro filloi të flasë për Silicon Valley në Durrës. Por menjëherë kthetrat e egra të mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania prestigjioze nuk gjeti asnjë mundësi të investonte në këtë vend.

E zhgënjyer, e dëshpëruar, pa që kishte të bënte me një narko-mafie të pashembullt, dhe si përfundim këto livadhe dhe ara që shihni këtu janë Troplana e Edi Ramës.

Të fundit