Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali/ Berisha: Kreatx mori tenderin e ujësjellësit të Durrësit, dyfishoi faturat dhe manipuloi bilancet

Skandali/ Berisha: Kreatx mori tenderin e ujësjellësit të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të rënda lidhur me një tender të zhvilluar për ujësjellës-kanalizimet e Durrësit, duke pretenduar se kompania “Kreatx” ka përfituar kontratën përmes eliminimit të konkurrencës dhe më pas ka manipuluar faturat dhe bilancet financiare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se dokumentet e prokurimit tregojnë se “Kreatx”, e përshkruar prej tij si anëtare “platinium” e një strukture të lidhur me projektet qeveritare, ka fituar tenderin në shtator të vitit 2025 si operatori i vetëm në garë, duke përfituar pothuajse të gjithë fondin limit prej 4.7 milionë lekësh.

Sipas tij, konkurrenca është eliminuar përmes skualifikimeve teknike, ku operatorë të tjerë janë përjashtuar nga gara, ndërsa ankesat e tyre janë rrëzuar nga autoritetet përkatëse, duke lënë në fuqi vendimet fillestare të prokurimit.

Berisha u ndal edhe te pasojat për qytetarët e Durrësit, duke pretenduar se pas marrjes së kontratës, sistemi i faturimit ka shfaqur probleme serioze. Ai deklaroi se një aplikacion financiar i instaluar nga kompania ka prodhuar dublikim faturash dhe rritje të pajustifikuar të pagesave për ujin.

Kreu i opozitës ngriti dyshime për ndërhyrje të paautorizuara në sistemet informatike të ujësjellësit, duke thënë se stafi i kompanisë kishte akses të plotë në serverët e UKD-së dhe mundësi për të ndryshuar manualisht të dhënat financiare dhe bilancet.

Në lidhje me situatën financiare, Berisha deklaroi se ndërsa bilanci zyrtar flet për rreth 160 milionë euro borxh të ujësjellësit të Durrësit, të dhënat e mbledhura nga opozita sugjerojnë se detyrimet reale mund të jenë shumë më të larta, duke arritur deri në 400 milionë euro.

DEKLARATA E PLOTE

Tani, një rast i bukur shumë.
Thashë, sot do të kishit vetëm një aspekt të Duranës, të famshmes Duranë.
Mekanizmi i tenderave.
Rasti i ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit dhe AKSHI.
Skema e fituesit të vetëm dhe skualifikimet.
Dokumentet e prokurimit vërtetonë se Kreatx, anëtar platinium i ACTI, dominon përmes eliminimit sistematik të konkurrencës tenderin e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës në shtator 2025.
Kreatx fiton kontratën me 4.7 milionë lekë si operatori i vetëm në garë duke marrë pothuajse 100 përqind të fondit limit.
Prisni tani.
Eliminimi teknik.
Në tenderin prej 12 milionë lekë, operatori rival Uptech skualifikohet me argumente teknike duke lënë rrugën të hapur për Kreatx.
Sfidomi i ankesave.
Edhe kur operatorët ankohen për skualifikimin e padrejtë në tendera, komisioni i prokurimit lë në fuqi prokurimin e mëparshëm.
Shiko çfarë bëjnë tani këta.
Skandali me ujësjellësin e Durrësit.
Shikoni se si futin duart në fatura këta. Se si vjedhin fatura këto kompani. Se si rrisin tarifat.
Këto janë të paimagjinueshme.
Sipas të dhënave dhe dëshmive të mbledhura, sistemi i defekteve, Kreatx instaloi një aplikacion financiar, i cili shfaqi probleme serioze teknike duke përfshirë dublikimin e faturave të qytetarëve.
Ja pra, vidh këta, paguaj qytetarët.
Dyfishojua çmimin e ujit qytetarëve këta hajdutë për të ndarë paratë.
Dyfishojnë çmimin e ujit me fatura.
Ndërhyrje të paautorizuara.
Ekzistojnë dyshime të forta se stafi i Kreatx ka pasur akses të pakufizuar në serverat e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës duke bërë ndërhyrje manuale në faturat dhe bilance pa autorizim zyrtar.
De facto këta kanë marrë në drejtim të gjithë fondet dhe buxhetin e ujësjellës-kanalizimeve.
Tërheqje e dyshimtë.
Pak para se të shppërthente dosja e AKSHI-t, Kreatx u tërhoq nga UKD dhe u zëvendësua me Financa 5, por gjurmët e tyre mbeten ende në kompjuterët e administratës.
Hajduti ka vjedhur dhe ka ikur.
Nuk mjafton me ato që marrin me tenderat e AKSHI-t, këta duan të gjithë Shqipërinë.
Gropat financiare dhe fshehja e borxhit.
Bilanci zyrtar, raportohen rreth 160 milionë euro borxh nga ujësjellësi i Durrësit.
Bilanc real. Investigimi sugjeron se borxhi real i UKD mund të arrijë në 400 milionë euro.
Imagjinoni se ku e çuan këta.
Ndërhyrjet e Kreatx mund të jenë të përdorur për të fshehur shpërdorimin e fondeve, vjedhjen e tyre dhe buxhetin real që vjen.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit