Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dhe Basha dalin sot në bazë, njëri në Shkodër dhe tjetri në Fier

Berisha dhe Basha dalin sot në bazë, njëri në Shkodër

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të zbresin ditën e sotme në bazë.

Ky i fundit do të jetë në Shkodër në në orën 11.00, ku do të takohet me demokratët në 31 vjetorin e krijimit të kësaj dege të Partisë Demokratike. Lajmin e bëri me dije disa ditë më parë, kur i ftoi demokratët në "Pallatin e Sportit".

Berisha tha se aksioni i tij politik do të vazhdojë, duke zhvilluar dy lloje takimesh, me anëtarësinë dhe me ekspertë të fushave të ndryshme. Ai ka paralajmëruar të tjera protesta masive për largimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Edhe ky i fundit do të jetë sot në terren, ku do të takohet me demokratët e Fierit. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 11.00, paralel me atë të Berishës.

Kjo lëvizje e Bashës vjen pak kërkesës së disa drejtuesish qarqesh, të cilët i sugjeruan të dalë në bazë. Një ditë me parë, kryedemokrati thirri Këshillin Kombëtar, ku bëri disa ndryshime në komisionet parlamentare.

 

Të fundit