Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do ta ftoj Ramën në debat deri ditën e fundit

Berisha: Do ta ftoj Ramën në debat deri ditën e fundit

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga Shkodra se do ta ftojë kryeministrin Edi Ramën për debat deri në ditën e fundit të kësaj fushate. 

Pas datës 14 Maj, tha Berisha, Rama do të largohet dhe do të marrë atë që meriton.  

Berisha: Ty s’të lë Edi Rama përveç të tjerash, sepse Edi Rama nuk del dot me Sali Berishën përballë. Po e ftoj në çdo takim, ikën, ikën.

Por si mund ai, që me firmën e tij 430 mln euro janë shndërruar në ndërmarrje të tij dhe të Erion Veliajt.

Por si mund të vijë ai që udhëton me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 mln euro udhëtime, në një kohë kur kancelari i Austrisë udhëton me linjat tregtare.

Si mund të vijë ai, që në një kohë kur pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, blen për oborrin e pasëm të zyrës së tij, vazo druri 4 mln euro.

Si mund të vijë ai, që ulet në darka 10 mijë euro. Nuk mund të vijë ai. Ai vetëm vjedh, vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët.

Si mund të vijë ai që rrah gjoksin se do të zëvendësojë qytetarët shqiptarë me bangladeshas, me indianë. Ky armik i kombit të tij, si mund të vijë, nuk mund të vijë.  Dhe do ti zëvendësojë se ata nuk votojnë.

 

Të fundit