Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha do të mbajë "Foltoren" e radhës në bastionin e demokratëve

Berisha do të mbajë "Foltoren" e radhës në

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë "Foltoren" e radhës në bastionin e demokratëve, në Kamëz. Ai njofton përmes rrjeteve sociale se ditën e martë në orën 17.00 do të zhvillojë takim me demokratët e Kamzës.

"Neser diten e marte me daten 2 nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te Bashkise se Kamzes do mbahet "Foltorja": Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur", shkruan Berisha.

Ky i fundit ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin, ku ka mbledhur dhe firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar që është caktuar në 11 dhjetor. Përkrahësit e Berishës janë shprehur se në fillim "Foltorja" u mendua të mbahej vetëm në rang qarqesh, por më pas u kërkua nga qytetarët dhe u vendos të zhvillohej në çdo bashki.

Të fundit