Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dosja e Lulzim Bashës do hapet nga FBI në Tiranë

Berisha: Dosja e Lulzim Bashës do hapet nga FBI në Tiranë

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se dosja e “Nick Muzin”, për të cilën është hetuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hetohet një ditë nga FBI në Tiranë.

I ftuar në Klan News, Berisha thotë se dosja u mbyll nga Edi Rama dhe se FBI do ta hapë në kohën e duhur.

Mister brava është deputeti i vetëm që është me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare nga të cilat e siguroj që nuk do të dalë dot me gjithë mbështetjen e fuqishme që ka nga pengmarrësit e tij, sepse dosja Nick Muzin, ajo mbyllet këtu por nuk mbyllet në vendin e madh të lirisë.

Atë, FBI do ta hapë në kohën e duhur. Dosja Nick Muzin në Shqipëri në të cilën Lulzim brava po hetohej në larje parash u mbyll nga Edi Rama. Nuk mbyllet ajo dosje sepse ka firmosur vetëm njëri prokuror, s’ka firmosur tjetri”, tha Berisha.

 

Të fundit