Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dosjen e Nanos nuk e bëra unë, pse nuk u dënua në 2005-ën

Berisha: Dosjen e Nanos nuk e bëra unë, pse nuk u dënua në

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për dosjen e Fatos Nanos, duke theksuar prerë se nuk e ka bërë ai. I pyetur se pse nuk e futi Nanon në burg, më 2005-ën kur mori pushtetin, Berisha u shpreh për “Open” se Fatos Nano kishte bërë njëherë burg.

Kryetari i PD-së, nënvizoi se burgosja e Nanos ishte vendim politik. Ai shtoi se i njeh Nanos meritën që pranoi të bënte rotacion.

“E the për Fatos Nanon, është shumë e vërtetë, ke shumë të drejtë, ai ka qenë një vendim politik. Pse ka qenë politik? Fatos Nano u burgos njëherë. Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste.

Shko po të duash, se ti e merr e ke aty, po gjete një të dhënë. Dosja ishte gati, nuk u bë nga ne. Por, Fatos Nanos i njoha një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin”, tha Berisha.

 

Të fundit