Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Draftin e Ramës për Asociacionin e kundërshtuan Kurti edhe Vuçiç sapo e panë

Berisha: Draftin e Ramës për Asociacionin e kundërshtuan Kurti

Kreu i PD-së, Sali Berisha, e quan kryeministrin Edi Rama si lider global të 1 Prillit.

Në një intervistë për "RTK Prime", ai e akuzoi Ramën se po bën pazare me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç ndërsa drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk është drafti i Ramës.

Absolutisht ai deklaroi se është drafti i tij, po ai e deklarojë me porosi që ti jap mundësi Vuqiçit që ai ta kundërshtoj. Ai thotë është drafti i Tiranës, dhe unë nuk e pranoj, për të lehtësuar pozitën, sepse përhirë të vërtetës në takimin e fundit, siç pohoi vet Vuqiç,  Kurti doli i fituar, por përkohësisht sepse Albin Kurti pranoi ato materiale që ja ofruan udhëheqja e lartë politike evropiane, ai tha unë këtë po e pranoj mos ma ndryshoni më, jam dakord dhe po shkoje në Kosovë”, thotë Berisha.

Ai madje thotë se draftin e Ramës, e kundërshtuan edhe Kurti edhe Vuçic, sapo e panë.

Tani Rama thotë se Kurtit i është dorëzua drafti im në Bruksel, e tani këto janë trillime të një lideri të një prillit”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit