Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Drejtësia e re! Turpi i kohës!

Berisha: Drejtësia e re! Turpi i kohës!

“Drejtësia e re! Turpi i kohës!”, kështu e nis postimin në Facebook, kryedemokrati, Sali Berisha teksa shkruan se administratorja e Plarent Ndrecës, Ina Yzellari është ëmëruar Gjyqtare në Elbasan, pa bërë asnjë ditë pune në jetën e saj.

POSTIMI I PLOTE

Drejtësia e re! Turpi i kohës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Administratorja e Plarent Ndreces emerohet Gjyqtare ne Elbasan, Ina Yzellari pa bere asnje dite pune ne jeten e saj emerohet Gjyqtare.. ne cv e saj nuk e ka shenuar qe ka qene administratore ne nje firme ligjore qe perkon si firma e hajdutit Plarent Ndreca.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka thirrur deputetin socialist, Plarent Ndreca për t’i komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Mësohet se dje përfaqësuesit ligjorë të tij janë paraqitur në SPAK për tu njohur me përfundimin e hetimeve.

Bashkë me Ndrecën, iu është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtar të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.

Të fundit