Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet për protestat e radhës: 7 korriku ishte hapi i parë i një lëvizje të fuqishme

Berisha flet për protestat e radhës: 7 korriku ishte hapi i parë

Kreu i PD, Sali berisha e ka cilësuar protestën e 7 korrikut vetëm inaugurimin e një lëvizjeje të fuqishme e cila sipas tij, do të shpëtojë vendin nga një regjim monist të vendosur nga Edi Rama.

I ftuar në MCN, Berisha thotë se Rama e ka kthyer në Partinë Socialiste modelin identik të Enver Hoxhës.

Ky aksion politikë u inaugurua në 7 korrik, një opozitë e shoqërisë civile, në protestën mbase më të madhe në 30 vite ishte hapi i parë i një lëvizje të fuqishme e cila do të shpëtoj Shqipërinë nga një regjim që pasi u ka rrëmbyer shqiptarëve votën e lirë, po i grabit dhe plaçkit ata çdo ditë dhe pa ndërprerë, po u shkelmon, po u nxin reputacionin atyre duke i paraqitur si kanabistan, pra kjo lëvizje e cila nuk ka qëllim pushtetin e PD, por ka qëllim shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim dhe hapjen e rrugës që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë.

Pra sot si rrjedhojë e rrëmbimit dhe dhunimit të votës së lirë, Edi Rama vendosi monizmin total, riktheu modelin e vjetër, dëshmoi të mos ngurojë as vendosjen e monizmit, një fenomen që për fat të keq kaloi pa u vënë re shumë nga media dhe shoqëria në tërësi, ai përjashtoi në tërësi votën nga PS, e riktheu këtë parti identik në modelin e Enver Hoxhës, duke e kthyer atë në forcën më të rrezikshme në Evropë dhe më gjerë sepse aty ku nuk hyn vota, hyn krimi, droga.

Socialistët e ndershëm duhet ta dinë se në të shkuarën e saj Partia Socialiste ka qenë parti terroriste, e pohuar nga drejtuesit e saj se kishin kryer akte terroriste, por vota është oksigjeni i jetës të një force politike të lirë, Edi Rama ja përjashtoi kësaj partie”, deklaroi Berisha.

Të fundit