Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet për skenarin: Protestat ndalen vetëm me largimin e Edi Ramës! Thirrja për qytetarët

Berisha flet për skenarin: Protestat ndalen vetëm me largimin e Edi

Kryetari i demokratëve Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat disa orë para protestës. Në një deklaratë para Kuvendit, Berisha iu renditi qytetarëve arsyet përse duhet të dalin në protestë.

“Kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët.

Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi në orën 7 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”, tha Berisha.

I pyetur për skenarin e protestës, kryedemokrati tha se i rëndësishëm është mesazhi, pa dhënë më shumë detaje.

“Gjithnjë protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim, i cili s’meriton të ekzistojë absolutisht as edhe një ditë të vetme”, shtoi Berisha.

Gjithashtu paralajmëroi protesta të tjera, duke thënë se revolta e sotme inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti.

Të fundit