Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ftoj të gjithë intelektualët të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës

Berisha: Ftoj të gjithë intelektualët të përballen me

Kreu i PD, Sali Berisha, tha se kandidatët e pavarur në 6 bashkitë e vendit do të mbështeten nga opozita, por sipas tij, nëse këta të fundit kërkojnë ndihmë.

Berisha ftoi të gjithë intelektualët për të luftuar qeverinë e Ramës, dhe sipas tij, të mbajnë anën e interesit të qytetarëve.

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Berisha: Unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet

 

Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua. 

Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo. 

Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin. 

Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.

Aty ligjin po e bëjnë bandat. 

Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë. 

Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur.

Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë. 

Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet.

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit