Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton deputetët: Nëse ndjeheni pjesë e forcës politike, dhe jo të Lulzim Bravës, bashkohuni

Berisha fton deputetët: Nëse ndjeheni pjesë e forcës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar ftesë të gjithë deputetëve që e ndjejnë veten pjesë të forcës politik, dhe jo të kryedemokratit Lulzim Basha, t’i bashkohen anëtarëve të tjerë.

Berisha u shpreh se çdo akt tjetër i ndërmarrë në kundërshtim me këto vendime, do të ishte mungesë besnikërie. Ndër të tjera, Berisha i garantoi deputetëve se do të gjejnë një PD tjetër, nga ajo që kanë parë 2 muaj më parë.

“Anëtarët kanë vendosmërinë për të zbatuar vendimin. Komisioni do bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit. Ftoj çdo deputet të PD, që e ndjen veten deputet të kësaj force politike dhe jo deputet të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lançuar nga interesa të ndryshme, të vijë të marrë dosjen e votimit të degës nga e cila është zgjedhur deputet, dhe të marrë vendimet e duhura. Çdo akt në kundërshtim me këto vendime, përbën një mungesë të plotë besnikërie, politike ndaj atyre të cilët kanë derdhur lumenj djerse ndaj një deputeti apo një deputeti tjetër. I garantoj se do të gjejë një PD krejt tjetër nga ajo që kanë përjetuar këto 2 muaj. Do të të gjejë një PD të njerëzve të lirë të anëtarëve të lirë dhe unë në emër të komisionit i mirëpres ata”, tha Berisha.

Të fundit