Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë: Kërkojnë t’u dilet zot votës së tyre

Berisha fton qytetarët në protestë: Kërkojnë t’u

Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita në orën 18:00, te Kryeministria.

Berisha deklaroi se sot fillon tribuna parlamentaro-qytetare ku ☼do shqiptar kërkon t' dilet zot votës së tyre.

“Ftoj çdo shqiptar të analizojë me gjakftohtësi të gjithë faktorët që degraduan procesin zgjedhor në farsë zgjedhore. Kjo, në interesin e tij më të mirë. Në interesin e të vërtetave që ai duhet të besojë. Dhe pastaj të marrë vendimet e duhura. Vendimin që do dëshirojë.

Ne do respektojmë çdo vendim të çdo qytetari, por unë besoj se ata qindra mijëra qytetarë që votuan kundër qeverisë, kërkojnë t’u dilet zot votës së tyre.

Protesta sot para parlamentit fillon gjithashtu për të krijuar një tribunë parlamentaro-qytetare pasi narko-parlamenti ka mbyllur çdo mundësi, çdo hapësirë dhe ka shkelur çdo të drejtë kushtetuese për opozitën. Protesta para kryeministrisë zhvillohet natyrisht me kërkesën e prerë, dorëheqje e Ramës dhe Lubi Ballukut”, tha Berisha.

 

Të fundit