Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë: Sot inaugurojmë fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës

Berisha fton qytetarët në protestë: Sot inaugurojmë fillimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave opozitare të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit, duke e cilësuar atë si fillimin e një beteje vendimtare për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe narkoshtetit.

Berisha: Këto pak orë që na ndajnë nga protesta që inauguron fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, të dalin në sheshin e betejës.
Të vijnë në Tiranë.
Të bindim çdo shqiptare dhe shqiptar se një mision i madh na pret.
Se ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi.
Shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkisin miliarda kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera.
22 dhjetori është një ditë e shënuar.
Është një ditë që fton çdo shqiptar.

Të fundit