Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton të gjitha forcat politike opozitare në protestë: Dita e sotme shënon kthesën drejt fitores

Berisha fton të gjitha forcat politike opozitare në protestë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave opozitare të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit, duke e cilësuar atë si fillimin e një beteje vendimtare për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe narkoshtetit.

Berisha: Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitarë, pavarësisht nga dallimet që kemi, të bashkohemi sot, për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që na ndalon dhe na pengon pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori.
Unë kam besim të madh se Tirana po zien, se Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe.
Do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin e tij, për familjen e tij, për të ardhmen, por edhe për vendin dhe kombin e tij.

Të fundit