Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, zbaton urdhrat e Ramës

Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e

Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese një “strofull hajdutësh”, pasi nuk doli me një vendim për çështjen “Balluku”.

Nga selia blu, Berisha deklaroi se gjyqtarët zbatuan urdhrat e Edi Ramës duke dëshmuar se interesi i pushtetit prevalon para ligjit dhe qytetarëve.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj. Në një akt ekstrem vetëposhtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj dhe i ka vendosur  në piedestalin më të lartë të piramidës së pushtetit gjyqësor, ata po faktojnë para syve tuaj se janë strofulla e fundit e hajdutëve të narkoshtetit.

Ata zotërinj dhe zonja, natyrisht jo të gjithë, se këtu nuk mund të mos vlerësoj qëndrime korrekte të ndonjërit prej tyre, dëshmojnë se janë të gatshëm jo të mbrojnë ligjin, Kushtetutën dhe interesat tuaja, por të shkelmojnë mbi ligjin, Kushtetutën dhe dinjitetin, moralin e vet. Vetëm e vetëm për të zbatuar përulësisht, për të zbatuar në mënyrën më kriminale urdhrat e Edi Ramës.

Ajo gjykatë dëshmoi se para ligjit, para interesit të një populli të tërë, para interesit të qindra mijëra fëmijëve shqiptarë, që sipas të gjitha statistikave nuk ushqehen dot si duhet, para interesit të miliona shqiptarëve që braktisin vendin e tyre sepse u shkatërrohen vendet e punës, para interesit të mijëra të sëmurëve që nuk marrin dot ilaçet e tyre sepse u vidhen paratë e ilaçeve nga zyrtarët që këta mbrojnë, por edhe para dinjitetit të vendit, këta janë turpi i vendit, turpi i kombit”, deklaroi Berisha.

Të fundit