Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Greqia hoqi 11 imunitete për IPARD, Rama mbron hajdutët

Berisha: Greqia hoqi 11 imunitete për IPARD, Rama mbron hajdutët

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha solli në vëmendje një precedent nga Greqia për të kritikuar qeverinë shqiptare për mungesë të llogaridhënies.

Berisha deklaroi se vetëm 10 ditë më parë, parlamenti grek u ka hequr imunitetin 11 deputetëve për çështjen IPARD.

Në kontrast të thellë, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ndjek një standard të dyfishtë.

“Në Republikën Helenike, 10 ditë më parë, parlamenti shqiptar, të dashur qytetarë dhe qytetare, hoqi imunitetin e 11 deputetëve vetëm për IPARD-in. Dhe meqenëse rastisi që njërin prej tyre e njihja, pyeta për të. Absolutisht i vetmi moment që kishte telefonuar njëherë dhe pyetur ç'po bëhet drejtoreshën e IPARD-it në Greqi. Kaq ishte. Dhe për kaq hoqi 11 imunitete, 11 imunitete. Kurse ju i keni këtu, i mbron Rama, i gjen me hajni dhe i merr në zyra siç është Krifca e të tjerë. Kjo është shumë e rëndë”, tha Berisha.

Të fundit