Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha hap fushatën për këshilltarë bashkiakë, risia që do të sjellë PD

Berisha hap fushatën për këshilltarë bashkiakë, risia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur sot fushatën për këshilltarë bashkiakë, ku ftoi qytetarët që të marrin pjesë. Ai tha se risia këtë herë është fakti që në përbërje të tyre, do të ketë përfaqësues nga shoqëria civile.

Kjo në kuadër të procesit të hapjes së Partisë Demokratike, të cilën Berisha e ka vendosur si objektiv, duke u qasur më shumë më vlerat europiane.

Kryedemokrati iu bëri thirrje strukturave të PD, në propozimet e tyre në lidhje me statutin, të përfshijnë edhe personalitete të shquara nga shoqëria civile.

“Opozita tani shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hymë në fazën e përzgjedhjes dhe të këshilltarëve. Ajo që mund t’ju them unë juve me siguri është risia e këtyre këshillave se do të ketë një përqindje të caktuar nga shoqëria civile.

Hapja dhe vetëm hapja, është konstantja e PD. Ndaj edhe parlamentarë të qytetarëve nuk do të jenë vetëm partiakët, anëtarët e nderuar të PD, por do jenë simpantizantët, do të jenë edhe shoqëria civile. Njerëz që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare.

I inkurajoj ata në të gjithë Shqipërinë që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore-lokale. Iu bëj thirrje strukturave të PD, në propozimet e tyre në lidhje me statutin, të përfshijnë edhe personalitete të shquara nga shoqëria civile, burra, gra, djem, vajza që kanë bërë dhe bëjnë avokatinë e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Të fundit