Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i 26-ti në listë, kush janë deputetët e përjashtuar nga grupi parlamentar i PD që nga '92

Berisha i 26-ti në listë, kush janë deputetët e

Ish-kryeministri Sali Berisha është deputeti i 26-të që është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. Instituti i Studimeve Politike ka nxjerrë një listë të emrave që janë përjashtuar nga kjo parti, duke nisur nga viti 1992.

I pari i përjashtuar është Gramoz Pashko, ndërsa në listë janë dhe emra si Arben Imami, Spartak Ngjela, Genc Pollo, Genc Ruli, Rudina Hajdari, etj.

Përjashtimi i Berishës shkaktoi reagime të shumta, duke marrë parasysh karrierën politike të tij në parti, por edhe në jetën politike të vendit. Largimi i ish-kryeministrit ishte një vendim personal i kryedemokratit Lulzim Basha dhe erdhi pas shpalljes së tij "non grata" në SHBA dhe një ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri.

Distancimi nga Berisha ishte një kërkesë nga ndërkombëtarët, por dhe dëshira e një grupi demokratësh, ndërsa të tjerë si Flamur Noka, Albana Vokshi, Bujar Leskaj e kundërshtuan këtë vendim.

Berisha nuk hoqi dorë nga mandati dhe do të jetë në Kuvend si deputet i pavarur. Kujtojmë që sot do të bëhet betimi i ligjvënësve të rinj.

Berisha i 26-ti në listë, kush janë deputetët e

Të fundit