Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i bashkohet protestës: Nuk ndalemi pa realizuar objektivat: qeveri teknike e zgjedhje të lira

Berisha i bashkohet protestës: Nuk ndalemi pa realizuar objektivat: qeveri

Kreu i PD, Sali Berisha i është bashkuar protestës së thirrur nga opozita dhe e shtrirë në 5 pika kryesore në kryeqytet.

Berisha iu bashkua protestës te Rruga e Elbasanit, ku për mediat tha se opozita nuk nuk do ndalet pa realizuar objektivat  qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. 

"Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar, objektivat e tyre.
Sot një nga ditët një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve.
Ja ku jemi në detyrë.
Në protestë. Në revoltë. Në mosbindje, ndaj narkodiktatorit.
Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës, ashtu dhe për padronin e Beogradit.
Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë të ardhme nuk ka.
I përshëndes nga zemra, të gjithë ata qytetare e qytetarë, demokrate e demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën.
I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira."
, u shpreh Berisha. 

Protesta e sotme do të shënojë dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime.

Të fundit