Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Kokalarit, Berisha: Lobimi është problem, por nuk mund ta ndaloj

Akuzat e Kokalarit, Berisha: Lobimi është problem, por nuk mund ta

Kryetari i PD, Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të aktivistes Evi Kokalari për lobim nga ana e disa deputetëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit për Kryesi. Kokalari i drejtoi akuza Belind Këlliçit dhe anëtarëve të tjerë.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha tha se lobimi përbën problem për çdo proces zgjedhor, teksa shtoi se personalisht nuk e parapëlqen një gjë të tillë. Berisha e konsideroi të pashmangshëm dhe që nuk mund të ndalohet.

“Asnjë proces nuk është i paracaktuar, ajo çfarë mund të them është lobimi është një problem në çdo proces zgjedhor. Vetëkuptohet që si kryetar partie është një proces shumë i papëlqyeshëm. Kudo që kam parë votime në PD kam parë dhe lobime, kjo është e vërteta. Nuk ka pasur proces më transparent se sa ai i PD, lobimi nuk më pëlqen, por të them që  mund ta ndaloj, nuk e bëj dot”, tha Berisha.

Të fundit