Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Jorida Tabaku dhe deputetët e tjerë të Bashës do bëjnë ‘vetëvrasje’ politike

Berisha: Jorida Tabaku dhe deputetët e tjerë të Bashës do

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar largimin e Alfred Rushajt nga drejtimi i grupit parlamentar të PD.

I ftuar në Vizion Plus, Berisha tha ndër të tjera se Jorida Tabaku dhe deputetët e tjerë të Bashës do të bëjnë vetëvrasje politike.

Berisha: E vlerësoj si akt serioziteti dhe integriteti. A mundet Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, këta deputetë të pranojnë 1900 për 5400? A ka turp më të madh se ky? Ky është krim, falsifikim publik. Krim i dënueshëm. Si mund të pranojnë ata.

Lulzim Basha i thotë shqiptarëve nuk jam shkarkuar unë nga 4400 delegatë apo 44 mijë anëtarë, por ja ku kam 5000 delegatë, por ajo sallë ka 1900 karrige. I pyes këta deputetë dhe jam i bindur që do të realizojnë këtë gjë.

E kuptojnë ata se ky është rekord i zi që do mbahet mend në histori. Një njeri peng mashtron dhe shpall 1900 për 5400. A munden që këto zonja dhe zotërinj të nderuar të qëndrojnë në këtë bazë? Interesi absolut i tyre është të kthehen në PD. Përndryshe nëse mbajnë qëndrim të tillë, bëjnë “vetëvrasje politike”. Nuk kam marrë përsipër t’u ndikoj asnjërit prej tyre.

 

Të fundit