Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ka pasur një kërkesë masive për rikthimin tim, do pranoj çdo verdikt

Berisha: Ka pasur një kërkesë masive për rikthimin tim, do

Ish-lideri demokrat deklaroi se ka pasur një kërkesë masive nga demokratët e vendit për rikthimin e tij, duke theksuar se e sheh dhe e pranon një fakt të tillë si detyrim.

“Unë do të pranoj çdo verdikt që japin demokratët në votën e tyre të përgjithshme. Por në këtë lëvizje, siç është e qartë si drita e diellit është fakti se ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës, gjë të cilës nuk i rezistoj, por e pranoj si një detyrim. Por në çdo moment që demokratëve nuk u duket e arsyeshme, e pranoj verdiktin e tyre
“, tha Berisha.

I pyetur se cili do të ishte fati i Lulzim Bashës nëse Berisha rikthehet si kryeministër, ai sqaroi se ai anëtar qënuk njeh statutin, është i vetëpërjashtuar.

“Ai që nuk njeh statutin, vetëpërjashton veten. Del nga radhët e partisë. Statuti është Kushtetuta e PD. Kështu që pavarësisht deklaratave që janë bërë, unë mendoj se çdo demokrat dhe demokrate, do të respektojë vullnetin e shumicës, përndryshe ata zgjedhin rrugën e vetëlargimit, zgjidhje që nuk ua këshilloj, sepse siç e dini, një nga ndryshimet themelore të statutit do të jetë fraksioni. Ne PD-në do e shndërrojmë në shtëpinë e lirisë”, vijoi Berisha.

 

Të fundit