All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Autori i ndërtimit të piramidës më të madhe të krimit në Europë

All - Paragraf - 1

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Autori i ndërtimit

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në selinë blu.

All - Paragraf - 3

Në lidhjen live me gazetarët, Berisha komentoi arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Berisha u shpreh se Çyrbja, i njohur si përfaqësuesi i klanit Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën me ‘tonelata dardha të krimbura’, duke faktuar se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi.

“Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.

Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama.

Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes.

Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura.

Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament.

Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi”, deklaroi Berisha.

Të fundit