Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kërkon rikthimin e subvencionit të naftës: Oligarkët marrin naftë me 60 lekë

Berisha kërkon rikthimin e subvencionit të naftës: Oligarkët

Nga Kuvendi, kreu i PD Sali Berisha kërkoi rikthimin e subvencionit të naftës.

Duke iu referuar vendeve të Bashkimit Evropian, Berisha tha se nafta të jetë pa taksa jo vetëm për fermerët, por edhe për sektorin e transportit.

“Ju që jeni këtu, jeni këtu, ose gjeni një vend në Bashkimin Europian që nuk jep subvencione në nafte, ose damkoseni drejtuesin tënd si një mashtrues ordiner që në çdo fjalë nxjerr një mashtrim. Dhe të vendosim këtu, të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr ndaj saj çdo taksë, jo vetëm për fermerët, por edhe për transportin publik”, deklaroi Berisha.

Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë, duke denoncuar një trajtim preferencial për investitorët e huaj në kurriz të fermerëve vendas.

“Ju e morët vesh që u pakësuan me 40% autobusat e linjave. E kuptoni? Mirë, dakord, ajo mund të vjedhi, po problemi është shumë i rëndësishëm. Ndaj dhe të bëjmë këtu një ndërhyrje urgjente që të subvencionohen fermerët. Po vijnë, vijnë miliarderët e arabës edhe marrin me 600 lekë naftën. Dhe ata ka rëndësinë e ekonomisë, e hapin shishen e shampanjës me Ramën. Po kjo është turpër! A përfaqësoni ju apo s'përfaqësoni ata fermerë?”, tha Berisha.

Të fundit