Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kjo ishte protesta e ndërgjegjes, qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

Berisha: Kjo ishte protesta e ndërgjegjes, qytetarët triumfuan në

Një ditë pas protestës, kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat, tha se qytetarët qëndruan përballë falangave të krimit dhe organizatës kriminale të Edi Ramës.

Kryedemokrati u shpreh se protestat janë revolta dhe zemërimi i shqiptarëve ndaj qeverisjes.

“Në një protestë të fuqishme qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe mbarë Shqipëria u përballën me guxim të jashtëzakonshëm për më shumë se tre orë me fallangat e krimit të narkoregjimit Edi Ramës.

Nderim të madh të gjithë atyre qytetarëve djemve, vajzave, burrave dhe grave, të moshuar, që nga Tirana dhe mbarë Shqipëria protestuan në mënyrën më të vendosur kundër rilindjes kalbësirë, kundër organizatës kriminale të Edi Ramës.

Protesta e tyre nuk kishte lidhje me ndërtesat, as dhe institucionet kushtetuese. Protesta, revolta, zemërimi i qytetarëve shqiptarë dje dhe që zjen sot në të katër anët e vendit dhe në diasporë, ka lidhje vetëm me Ramaduron, vjedhjet e tij qindra milionëshe e miliarda euro, lidhjet e tij me krimin e organizuar, kartelët e drogës”, tha Berisha.

Të fundit