Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha komenton kandidatët e PD për 25 prill: Unë do bëja një listë tjetër, nuk do doja të renditesha i pesti

Berisha komenton kandidatët e PD për 25 prill: Unë do bëja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar të drejtuar nga Partia Demokratike, dikur e drejtuar prej tij.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’, Berisha tha se lista e PD është plotësisht fituese, por nëse do ishte në vend të Bashës, do të hartonte një listë tjetër.  

Lista e PD është plotësisht fituese. Unë do bëja një listë tjetër”, tha Berisha. I pyetur kë do mbante e kë do hiqte nga lista, Berisha tha: “Ajo është e kryetarit, kryesisë dhe këshillit kombëtar. Ajo do ishte listë e kreu Berisha, kryesisë dhe këshillit kombëtar. Ka politikanë të shquar nga fusha të ndryshme, të shoqërisë civile. Struktura e listave është politika”, tha Berisha.

Sa i përket renditjes i pesti në qarkun  e Tiranës, Berisha tha se do donte ishte pozicionuar më poshtë listës.

Do doja të isha pak më mbrapa. Ata kanë bërë atë renditje edhe po të isha disa edem ë poshtë nuk do kisha keqardhje”, tha ish kryeministri.

Të fundit