Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rikonfirmon bashkëpunimin me Metën: Jemi në sintoni të plotë, kemi marrëdhënie shumë të mira!

Berisha rikonfirmon bashkëpunimin me Metën: Jemi në sintoni

Kreu i PD, Sali Berisha ka rikonfirmuar bashkëpunimin me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, që kur ky i fundit mbylli mandatin e presidentit të republikës.

I pyetur nga gazetarët, pas takimit me anëtarët e Kryesisë së PD në Pogradec, Berisha tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Ilir Metën.

Shumë të mira janë marrëdhëniet. Jemi në sintoni të plotë. Asgjë nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara, e shihni se si përpëlitet.”, tha Berisha.

Ai komentoi sërish nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj Metës. Ai përsëriti se ky hetim po organizohet nga urdhrat e shtetit monist.

“Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK në anekse të zyrës së Ramës. Gjithçka zhvillohet në kuadër të shtetit monist”, tha Berisha.

Të fundit