Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmendi se nuk ka qenë ende momenti për t’u drejtuar administratës së re Trump për heqjen e non-gratës dhe shpjegoi se arsyet ishin procedurat që ende duhet të kalonin në Kongres.

Ai hodhi poshtë aktin që lidhej me lobimin e Xhorxh Sorosit, duke e quajtur atë një veprim politik të bërë pa respektuar ligjet e Shteteve të Bashkuara.

"Jo, unë nuk e kam filluar lobingun sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re. Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem. Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres.

Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk ëshët vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre.

Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re. I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo.

Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit", deklaroi Berisha.

Të fundit