Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Lufta e Ramës me rrjetet sociale, është si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës

Berisha: Lufta e Ramës me rrjetet sociale, është si lufta e Don

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar një betejë të humbur luftën e kryeministrit Edi Rama me rrjetet sociale.

Në një video-mesazh, Berisha tha se lufta e Ramës me rrjetet sociale, është si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. 

“Të dashur miq, Edi Rama përsëri shpërtheu në urrejtje kundër medieve sociale.

Ai u tha shqiptarëve se ju bukë nuk keni dhe Facebook keni.

Domethënë problemi i tij nuk ishte se nuk kishin bukë shqiptarë, problemi i madh ishte Facebook-u i tyre me ët cilin ata e kritikojnë dhe këtë ai nuk e duron dot.

Por lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.

Ai do e humbasë këtë betejë,” shprehet Berisha.

Të fundit