Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Mafia mediatike shqiptare është hedhur në sulm në mbrojtje të Ramës dhe kundër PD-së

Berisha: Mafia mediatike shqiptare është hedhur në sulm në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se situata në vend është e jashtëzakonshme dhe se pushteti  është në duart e një strukture kriminale.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal veçanërisht te roli i mediave, kur tha se “mafia mediatike është në sulm në mbrojtje të Edi Ramës”.

“Situata është e jashtëzakonshme sepse si rrallë ndonjëherë, mafia mediatike shqiptare, e cila për nga rrezikshmëria është mafia numër një, më e rrezikshme sesa mafia miliardere e kokainës, është hedhur në një sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Rama, vjedhjeve dhe krimeve të tij dhe kundër Partisë Demokratike dhe demokratëve”, deklaroi kreu i PD.

Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për lidhje me krimin dhe për vendimmarrje të qëllimshme në Kuvend.

“Firmat e tyre janë firma krimi, firma të anëtarëve të organizatave kriminale në qeveri apo në parlament. Dhe kjo është e faktuar përfundimisht. Firmat dhe votat e tyre janë votat dhe firmat e atyre që kanë vjedhur shqiptarët dhe vjedhin shqiptarët çdo ditë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, mungesa e zbatimit të ligjit për konfliktin e interesit është një tregues i nivelit të korrupsionit.

“Një ligj vendimtar në çdo vend për luftën kundër korrupsionit, në Shqipëri është zero. Ky ligj nuk ekziston as për Ramën, as për ministrat, as për deputetët e tij. Përkundrazi, përdorimi i pushtetit për vjedhjen e pasurive dhe fondeve dhe ndarja e tyre me familjarët është ligji që zbatojnë ata”, u shpreh ai.

Të fundit