Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-mazhorancës: Duhej të votonit për të autorizuar arrestimin e saj, mos u bëni mercenarë

Berisha-mazhorancës: Duhej të votonit për të autorizuar

Kreu i opozitës Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj mazhorancës gjatë seancës në Kuvend, duke pretenduar se ajo po përpiqet të fshehë dhe maskojë, krimin përmes emërimeve në poste ministrore të personave të lidhur me qeverinë.

Berisha deklaroi se të emëruarit në qeveri janë“bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut, duke i cilësuar ata si individë të lidhur me të dhe me një të ardhme të mundshme ligjore, referuar akuzave të tij për përgjegjësi penale.

“Pseudo-mazhoranca bën gjithçka të fshehë e të maskojë krimin e shëmtuar ndaj shqiptarëve me emërimin në poste ministrore të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Lubi Ballukut, persona kokë e xhep të lidhur me Lubinë, dhe që kanë vetëm një të ardhme në qeli me Lubinë.

Tronditëse është që në Kuvend s’mund të kishte sot asnjë çështje veç imunitetit të Ballukut, sado ta shtyni ju, ju siguroj që s’ka forcë në botë të mbrojë atë dhe krimet e saj.

Ka vjedhur qindra miliarda, është superbandite që ka përdorur bandat për të kërcënuar SPAK. Asaj i dilni zot ju sepse jeni mëkatarë. Nuk them se jeni të gjithë, por udhëhiqeni nga banditë e kriminelë. Lubia është një çështje ndërkombëtare përderisa Shqipëria ka zgjedhur rrugën e integrimit. Sot duhet të kishit votuar arrestimin e  Balluku, por jeni të gjithë pengje të saj. Ministra, mos u bëni mercenarë të Lubisë, Keni hedhur firma te ajo”, deklaroi Berisha.

Të fundit