Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Shkodra: Qeveria hapi digat pa njoftuar, shet energji me çmim 4 herë më të ulët se e ble

Berisha nga Shkodra: Qeveria hapi digat pa njoftuar, shet energji me çmim

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbërriti në Shkodër për të inspektuar zonat që u përmbytën si pasojë e reshjeve të shiut.

Berisha shprehu solidaritet me famlijet e përmbytura, teksa theksoi se është faji i qeverisë që hapi digat dhe shkaktoi përmbytjet. Kryedemokrati tha se moti i keq ishte parashikuar dhe paralajmëruar, ndërsa qeveria nuk mori masa për të mos ndërprerë vjedhjen.

Kreu i demokratëve u shpreh se energjia po shitetme çmim 4 herë më të ulët nga sa blihet.

“E kam ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje zhvillimet. Erdha këtu të shpreh solidaritetin tim për të gjithë banorët e Gurit të Zi, të Shkodrës. Erdha këtu të shtoj se absolutisht kjo është dëshmi e një papërgjësie të plotë të qeveritarëve që mbrëmë hapën tunelet e Komani, kanë derdhur nga porta e Vaut të Dejës 2.000 m2/ sek. Dhe të gjitha këto sepse nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara qoftë nga IGJEUM, i cili jua ka dërguar në zyra të gjithë qeveritarëve që vjedhja ua ka verbuar sytë. Sot po shesin energji, me një çmim katër herë më të ulët se e blejnë, se e kanë kontratat. Janë verbuar”, tha Berisha.

Të fundit