Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbështet çeljen e negociatave: Me Ramën integrimi është mision i pamundur, shkak për 5 refuzime nga BE

Berisha mbështet çeljen e negociatave: Me Ramën integrimi

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët! Ky është reagimi i kryedemokratit Sali Berisha, pasi Bashkimi Europian i dha dritën jeshile Shqipërisë.

Teksa përshëndet dhe mbështet vendimin, Berisha thekson se, kryeministri Edi Rama, i cili përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel ka lidhje me krimin dhe korrupsionin.

Sipas kryedemokratit, Rama është shkaku i refuzimit të Shqipëria nga BE në këto pesë vite dhe i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian. PD thotë se Rama po qeveris si në diktaturë. Gjithashtu shton se do të punojë në intergimin e plotë të vendit.

“Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton!”- shkruan ndër të tjera Berisha.

Të fundit