Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Me djegësin e Tiranës, Erion Veliaj po pastron paratë e Pasdaranit

Berisha: Me djegësin e Tiranës, Erion Veliaj po pastron paratë e

 Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me aferën e inceneratorëve.

Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të Tiranës dhe FRPD, Berisha tha se Veliaj po pastron paratë e Pasdaranit.

Berisha: Ju lutem, çdo qytetar të Tiranës ta pyesni, a u akuzua ky për djegësat, se qarkullon paratë e Pasdaranit. Ky se hap dot gojën, nuk çel dot gojën se Bruno Presseci, pronari me dokumente i djegësit të Tiranës, është ortak i Ali Aliabatit. Tani e përzunë dëshmitarin, Gabrielin që ishte me ta. Pasi e përzunë pa drejtë kthimi për 5 vite, për shkak të hetimit, tani ai flet, bën detyrën si qytetar dhe flet aty ku është dhe po i zbërthen.

Ai thotë se djegësi i Tiranës përdoret për larjen dhe riciklimin e parave nga Bruno Pressezi dhe Ali Aliabati. Pra ky është rivali i Belind Këlliçit. Njeriu që po vjedh bashkinë çdo ditë, duke asfaltuar me mjete të bashkisë dhe duke ua faturuar firmave të veta private.

U ndala në këtë analizë vetëm e vetëm për të zbërthyer pak pse kjo frymë e paparë fitoreje dhe optimizmi. Ka shkaqet e veta pra.

Të fundit