Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha shkon në selinë blu: Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve; Basha takim me Kryesinë

Berisha shkon në selinë blu: Jemi këtu për të

Sikurse pritej, ish-lideri Sali Berisha së bashku me anëtarët e e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe mbështetës së tij ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e parë pas krijimit të këtij komisioni.

Berisha ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët, ku tha se shkoi në selinë blu për të çuar vullnetin e demokratëve. Ai kërkoi që Basha të reflektojë për vendimet e Kuvendit që u mbajt ditën e shtunë.

“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”, tha Berisha.

Ky i fundit teksa hyri me mbështetësit e tij në zyrën, ku po zhvillojnë mbledhjen, denoncoi se kryedemokrati Lulzim Basha i kishte hequr karriget nga salla.

“Çmenduria e peng-Bashës për karriget ka kufi vetëm qiellin. I ka marrë të gjithë karriget në zyrën e tij. Se nuk i mungonte vetëm karrigia e tij”, tha Berisha.

Teksa Berisha po mban mbledhjen me dyer të mbyllura me anëtarët e komisionit, kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon në një zyrë afër ish-liderit një takim me një pjesë të Kryesisë së PD.

 

Të fundit