Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Me opozitën për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë dhe shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm

Berisha: Me opozitën për largimin e Ramës do të

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se strategjia e opozitës është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Berisha deklaroi se opozita shqiptare, së bashku me shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm të shoqërisë, do të bashkëpunojnë dhe veprojnë së bashku për të realizuar këtë objektiv.

"Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurtë që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi, ka besim të madh tek trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë. Ka besim të madh se përkrah opozitës shqiptare, së bashkë me opozitën shqiptare, do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, që duan ta përzënë 1 minutë e më parë, këtë të keqe të madhe, këtë organizatë kriminale që udhëhiqet nga Edi Rama", deklaroi Berisha.

Të fundit