Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh demokratëve: Bashkojuni trenit të fitores! Kjo fushatë do të jetë më fitimtarja

Berisha mesazh demokratëve: Bashkojuni trenit të fitores! Kjo

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh demokratëve. Berisha tha se primaret u vendosën që të kthehet besimi tek anëtarësia dhe të jenë demokratët ata që do të vendosin me votën e tyre.

Berisha u shpreh se nuk ka rrugë tjetër bashkimi se sa barazia para statutit të partisë. Kryedemokrati tha se treni i PD-së drejt fitores nuk do të ndalet as nga Rama.

“Ne vendosëm primaret. Do jetë vota juaj dhe ky është kthimi i dinjitetit, kthimi i besimit tek anëtarësia dhe simpatizantët tanë. Nuk është më kryetari, kryesia, jo, do të jeni ju. Pse e bëmë këtë? Sepse kjo është rruga e vetme që kjo parti të ecë drejt fitores, që të jetë vërtetë demokratike. Kjo parti të shohë me besim të madh në të ardhmen e saj, përndryshe ajo kaloi nga disfata në disfatë, nuk meritonte të vazhdonte më tutje jetën. Por ju e rithemeluat.

Ju them atyre demokratëve dhe demokratëve që janë hatërmbetur me ne. Ju them se nuk ka rrugë më fisnike bashkimi se sa barazia para statutit tonë, se sa e drejta e barabartë e secilit prej nesh të kandidojë, të propozojë dhe të votojë. Unë u them se çdo demokrat dhe demokrate që do të shohë fitimtare PD-në dhe jo një forcë politike që tërhiqet për kapistre nga Edi Rama, duhet të ndjehet krenar me këtë, duhet ta ndjejë veten të vlerësuar, duhet të ndjejë investimin e tij që ka bërë ndër vite. Në asnjë lloj rrethane ne nuk mund të bashkohemi më mirë se në këto përpjekje.

Treni nuk mund të ndalet. Treni ynë është nisur drejt fitores. Nuk ka të ndalur. Për çdo demokrat dhe demokrate ka vend në vagonët e tij, por ai nuk ndalet, nuk e ndalon dot Edi Rama, nuk e ndalon dot asnjë forcë kombëtare e ndërkombëtare, ne besojmë te liria, te interesi kombëtar. Kjo fushatë elektorale do të jetë më e bukura, më e lira, më fitimtarja në historinë e PD”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit